Home Aktualitet Përfundon arm...

Përfundon armëpushimi. Izraeli: Hamasi shkeli marrëveshjen, sërish në luftë

32
0

Avionët luftarakë izraelitë kanë rinisur sot sulmin drejt Hamasit në Rripin e Gazës, pak pasi përfundoi armëpushimi njëjavor, tha ushtria.

Sulmet ajrore kanë goditur jugun e Gazës, përfshirë komunitetin Abasan në lindje të qytetit Han Junis, tha Ministria e Brendshme në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Një sulm tjetër ka goditur veriperëndimin e Qytetit të Gazës. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Rripin e Gazës, teksa qielli i këtij territori palestinez është mbuluar nga tymi i zi. Në Izrael, sirenat për sulme janë dëgjuar në zonat afër Gazës që sugjerojnë se Hamasi po ashtu ka rinisur sulmet e tij.

Ushtria izraelite rifilloi luftën pasi grupi militant theu marrëveshjen e armëpushimit, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të dhënë sot.

Hamasi nuk e respektoi detyrimin e tij për të liruar sot të gjitha gratë e rrëmbyera dhe lëshoi ​​raketa drejt qytetarëve të Izraelit”, tha Netanyahu. Me kthimin e misionit luftarak, “qeveria e Izraelit është e detyruar të përmbushë objektivat e luftimeve”, sipas kryeministrit.

Ndërkohë, negociatorët egjiptianë dhe të Katarit po punonin për të zgjatur armëpushimin e përkohshëm, tha Egjipti. Marrëveshja aktuale skadoi në orën 7 të mëngjesit me orën lokale. Tetë pengje të tjerë u liruan nga Gaza dhe 30 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite të enjten.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Izraeli duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të mbrojtur civilët në Gaza kur Izraeli të rifillojë fushatën e tij ushtarake.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit