Përfundon seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Sapo ka përfunduar seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka bërë rekurs të vendimit të GJKKO për dënimin e tij me 3 vite shërbim prove.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, për të rikthyer hetimet në pikën fillestare.

Gjykata e Lartë duhet të vendosë ose të rikthejë hetimet në pikën zero, ose të rikthejë çështjen në Apel, dhe të gjykohet nga një trupë e re gjyqtarësh.

Gjykata e Lartë u tërhoq pasi dëgjoi palët, dhe vendimi pritet që të jepet rreth orës 13:00 të mesditës së sotme. Vetë Tahiri ishte i pranishëm në seancë së bashku me avokatin e tij mbrojtës Maks Haxhia.

Ish-ministri nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment për mediat në lidhje me pritshmëritë e tij për vendimin që do të japë sot Gjykata e Lartë.

SHKARKO APP