Home KRYESORE Përfundon tak...

Përfundon takimi dhe pritja e jashtëzakonshme e Ramës në Milano

766
0

Ka përfundura takimi dhe pritja e jashtëzakonshme që emigrantët shqiptarë në Itali, i kanë rezervuar Kryeministrit, Edi Rama.

Në takimin me shqiptarët e Italisë të organizuar në Milano në kuadër të turit me diasporën, Rama u shpreh thellësisht i prekur nga mikpritja e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij para komunitetit shqiptarë të Italisë, Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë. Ai tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.

Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama informoi sot gjithashtu se 10% e totalit të  bizneseve të krijuara nga ata që kanë ardhur në Itali nga jashtë Bashkimit Europian janë  sipërmarrje shqiptare që kontribuojnë me taksat e tyre për arkën e shtetit italian.

Në takimin e organizuar me shqiptarët e Italisë në Milano, Rama bëri të ditur se sot në Itali janë afro 700 mijë banorë me leje të rregullt qëndrimi dhe më shumë se 1/3 ose çerek milionë qytetarë me pasaportë italiane dhe të drejtë vote.

“3/5 tuaja janë përqendruar në veriun e zhvilluar italian”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se në Itali janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare që kontribuojnë me taksat e tyre në buxhet.

Rama u ndal edhe tek studentët shqiptarë që janë 10% e gjithë studentëve të huaj nga vendet jashtë BE-së.

“Mes të gjitha komuniteteve të huaja studentore të Italisë, ai shqiptar renditet me rezultatet më të mira”, nënvizoi Rama.

“Tek ju, shqiptarët e Italisë dhe po njësoj shqiptarët e krejt Europës shoh sikur ka marrë mish e shpirt shprehja e Shën Palit, i cili i ra Mesdheut kryq e tërthor me peripeci deri kur solli fjalën e mirë të dashurisë së Zotit në këtë tokë të bekuar të Italisë: ‘Luftova betejën e drejtë, e ndala vrapin, e ruajta besimin dhe pres vetëm atë që më takon, kurorën e drejtësisë’”, shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit