Home POLITIKE Përfundon tak...

Përfundon takimi për bashkimin e PD-së, Paloka: “Kur të kemi diçka do u themi”

277
0

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të dy grupimeve brenda Partisë Demokratike. Përfaqësuesit Gazment Bardhi dhe Edi Paloka diskutuan për rreth një orë e gjysmë në një restorant përballë Parlamentit.

Në përfundim të takimit, Bardhi u largua me nxitim duke përshëndetur gazetarët. Ndërsa Paloka la të nënkuptohet se “negociatat do të vijojnë”.

“Ju thashë kur të kemi diçka për ju do t’ju njoftojmë. Është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat. Ju thashë kur të kemi diçka më shumë do ua them”, u shpreh Paloka.

Dy grupimet e Partisë Demokratike, ai i Alibeajt dhe ai i “foltores” së Berishës kanë shprehur interesin për t’u bashkuar përpara zgjedhjeve vendore duke e cilësuar si të rëndësishme të dalin me një kandidat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit