Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa po fliste në njësinë numër 8, u shfaq gati i përlotur për ndarjen nga jeta të Feti Fanaj. Ai u prek teksa po fliste për mikun e tij, drejtor në Bashkinë e Tiranës i cili humbi betejën me Covid-19. Fanaj u kurua në Turqi por fatkeqësisht u nda nga jeta.
“Ne ishim këtu më përpara kur filloi viti shkollor edhe në atë takim e nisa duke bërë një dedikim për një mikun tonë i cili në atë kohë ishte sëmurë, Feti Fanaj. Fatkeqësisht ai pasi punoi të gjithë verën për t’u siguruar që shkollat dezinfektoheshin, që higjienizoheshin, që bëheshin gati me të gjitha solucionet, që bëheshin gati me të gjitha rregullimet, me të gjitha riparimet, u sëmur dhe fatkeqësisht nuk e fitoi atë betejë”, tha Veliaj.
Njësia 8📍është zemra e Tiranës – aty ku buron një energji e mirë për qytetin dhe gjithë punët që na presin. 💪🏻Jam shumë krenar për secilin nga anëtarët e Partisë Socialiste🇦🇱🌹, forca që punon për gjeneratën tjetër.
Gepostet von Erion Veliaj am Donnerstag, 15. Oktober 2020
Discussion about this post