Përmbytet akshi Milot-Lezhë, bllokohen automjetet

Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në Lezhë. Situata më problematike paraqitet në aksin Milot-Lezhë, i cili është bllokuar nga uji. Ky aks është pothuajse i pakalueshëm, ndërsa automjetet janë bllokuar nga uji.

Situata në Lezhë

Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga reshjet e shiut me intensitet të lartë në të mesëm që nga ora 05:00 e mëngjesit(të cilat vazhdojnë dhe në këto momente), të shoqëruara dhe me erëra të fortë deri në nivelin e një tufani.

Sasia e reshjeve deri tani ka qenë mesatarisht rreth 40 mm shi.

Kuota lumit Drin është në nivelin e mëngjesit,(+1.1 m, nga +2.0 m që është kuota kritike), kurse kuota e lumit Mat ka rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, (250 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovorët janë gatishmëri.

Nga ora 6:00 kemi ndërprerje energjisë elektrike në hidorvorin i Tales,si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike nga era e fortë. Aktualisht , te gjithe hidrovoret e Lezhes , jane ne pune .

Nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin raportohet sepas komunikimit me

kryetaret e Nj.A nuk raportohen deri tani problematika.

Reshjet e shiut dhe bresher vazhdojne me intensitet te lartë në gjithë territorin,

Ka vershim ujerash te mëdha në qytetin e Rubikut por pa demtime.

Në shumicen e fshatrave të bashkise Mirditë ka mungesë energjie elektrike.

Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore MC të bashkive të qarkut janë në gatishmeri.

SHKARKO APP