Përplasen 5 makina në rrugën Tiranë-Durrës, një grua në gjendje të rëndë

Pesë makina u përplasën sonte mes tyre në një aksident që ndodhi pata pak minutash në rrugën kombëtare që lidh Tiranën me Durrësin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur 5 mjete.

Noa.al raporton se për pasojë është plagosur pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP