Home Kosova Përplasja mes...

Përplasja mes dy kushërirave, ja si erdhi shkarkimi i Valdete Dakës nga presidentja Osmani

36
0

Këtë të të hënë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha vendimin e shkarkimit nga detyra të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Në janar të këtij viti, në prag të zgjedhjeve të 14-shkurtit, Osmani paralajmëroi shkarkimin e saj, në mënyrë që ajo të vetëdorëhiqej, veprim të cilin nuk e bëri.

Që para zgjedhjeve të fundit, mes dy kushërirave kishte pasur ”përplasje”, pasi Osmanit s’i kishte pëlqyer moscertifikimi i listës së kandidatëve të LVV-së për deputetë në zgjedhjet e fundit, të cilët ishin dënuar në 3 vitet e fundit, përfshirë Albin Kurtin. Osmani ishte irrituar nga deklaratat e Dakës që para se të shpallte datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Osmani kishte paralajmëruar masa, ndërsa ishte raportuar se ligji për zgjedhjet e përgjithshme i jep asaj të drejtë që ta shkarkojë nga detyra kryetaren e KQZ-së. Mbledhjen e gjatë të KQZ-së ku në fund ishte vendosur që të mos certifikohej lista e LVV-së ku bënte pjesë edhe vetë ajo, Osmani e kishte cilësuar të pahijshme.

Sipas Osmanit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duhej të përmbushte detyrimin e saj ligjor ashtu siç është betuar, gjë të cilën Daka tha se po e bënte gjatë mbledhjes në KQZ, ku kërkoi dokumente shtesë nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, duke përmendur rrezikun se mund të shkelej ligji dhe Kushtetuta.

Për ditën e zgjedhjeve, ajo nuk kishte folur me KQZ-në, ndërsa kryetarja e organit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Valdete Daka kishte thënë se Osmani do të duhej të konsultohej edhe me ta. Osmani i kishte çuar mesazh KQZ-së që t’i organizojë zgjedhjet shpejt, ashtu siç kishte bërë në të kaluarën dhe i kishte kërkuar Valdete Dakës që të mos ankohej. Ajo kishte shtuar se në vend se të shpreh shqetësime, KQZ-ja duhet të punonte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit