Home Aktualitet Përplasjet e ...

Përplasjet e pronarëve të lokaleve me policinë, Ardi Veliu: Veproni me tolerancë zero!

11
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mbrëmjen e djeshme ka vizituar qytetin e Vlorës për të inspektuar shërbimet e polciisë në qytetin bregdetar.

Ai ka inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Gjithashtu Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të veprojnë në terren me zero tolerance.d.m-kohajone

Njoftimi i Policisë:

Vlorë – Siguria e pushuesve dhe respektimi i masave anticovid, Drejtori Veliu inspekton shërbimet e Policisë së DVP Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga Drejtori Vendor i Policisë Vlorë Bledar Çeliku, ka inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik.

Drejtori i Përgjithshëm iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.

Drejtor Veliu ka kontaktuar dhe ka biseduar me shërbimet në terren. Gjatë bisedës me ta, ka inkurajuar shërbimet policore të veprojnë në terren me zero tolerancë, jo vetëm për zhurmat, muzikën dhe respektimin e orarit të muzikës, orës policore dhe mbylljes së lokaleve, por ndaj çdo paligjshmërie e çfarëdolloj përmase qoftë ajo.

“Nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve, në rast se ju veproni me zero tolerancë. Mos u stepni nga asnjë telefonatë, zbatoni ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Kontrolloni në mënyrë permanente territorin dhe shërbejuni me përkushtim dhe etikë qytetarëve. Ndihmoni pushuesit sa herë që kanë nevojë për ndihmën policore duke reaguar në kohë dhe do të keni gjithë mbështetjen e drejtuesve tuaj, por edhe timen”, – theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit