Home Aktualitet Përshkallëzoh...

Përshkallëzohet protesta e banorëve të Lumasit hyjnë në zyrat e njësisë administrative: Kush e miratoi projektin?

44
0

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, përshkallëzuan protestën për ujin.

Pas përplasjes së dhunshme me forcat e policisë pak ditë më parë, të mërkurën ata iu drejtuan zyrës se njësisë administrative.

Hynë të gjithë për të kërkuar shpjegime në lidhje me burimin e Sinecit, në të cilin po kërkohet të ndërtohet një ujësjellës.

Banorët kërkojnë dialog, ndërsa shprehën kundërshtimin për ndërtimin e ujësjellësit.

“Ky projekt me cilin u aprovua, kush e aprovoi këtë projekt, se ne nuk dimë gjë, asnjëri. Kur vjen firma futet direkt natën, çfarë është kjo natë, çfarë jemi ne kriminelë? Ne jemi njerëz, hajde merremi vesh,” thotë banori.

Thonë se do të detyrohen të ikin nga fshati nëse u merret uji.

“Me mbylljen ose me marrjen, me futjen në tubacion çdo gjë në këtë zonë ka mbaruar dhe i bie që ne duhet të largohemi sepse s’na ngelet shans tjetër për të jetuar,” thotë banori.

“Të gjitha këto veprime që bëjnë të kundërligjshme të mos na i marrin ujin, se këtu çdo gjë merr fund, ky komunitet merr fund, ngelet pa bukë,” thotë banori.

Banorët e Lumasit prej më shumë se 2 muajsh, po protestojnë për burimin e Sinecit, ndërsa kanë paditur në SPAK edhe kryetarin e Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari. /Ora News

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit