Personi i Vitit nga revista ”Time” shpallet ylli i popit

Megaylli i popit Taylor Swift është shpallur ”Njeriu i Vitit” nga revista ”Time”. Turneu masiv i së cilës fitoi statusin e saj miliardere këtë vit, mundi Vladimir Putin, Barbie, Mbretin Charles dhe Sam Altman, në listën e ngushtë për këtë nder.

Vitin e kaluar ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe “Fryma e Ukrainës” që kryesuan renditjen, pasi dominuan titujt që nga pushtimi i Rusisë.

“Kjo më bëri të ndihem më e lumtur, më krenare, dhe më e përmbushur në mënyrë kreative dhe më e lirë që kam qenë ndonjëherë. Ndihet si momenti i përparimit të karrierës sime, që ndodh në moshën 33-vjeçare”, tha Swift në një intervistë për revistën ikonike në të cilën ajo përshkruhet si një “rrëfimtare mjeshtërore e epokës moderne”.

SHKARKO APP