Milani po kalon një moment fantastik në Seria A, teksa ka arritur 4 fitore radhazi në 4 sfidat e fundit, duke thyer edhe dy ekipet kryesuese, Juventus dhe Lazio. Gjithsesi zërat e shumtë në merkato për Ragnick nuk janë aspak një lajm i mirë për Stefano Piolin, i cili mund të largohet në fund të këtij sezoni.
“Nuk e di nëse klubi tashmë ka vendosur, por nuk është shqetësimi im apo i lojtarëve të mi. I vetmi shqetësim i yni është të bëjmë mirë. Ne po korrim përfitimet e punës së filluar në tetor. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që ne dhe klubi të jemi të kënaqur. Pastaj, drejtuesit do të marrin vendimet e duhura. Ne flasim me punë. Secili prej nesh ka ambicie personale, që mund të përmbushen vetëm nëse punojmë si ekip.
Para Covid-19 ishim të 7-ët në renditje, edhe sot jemi aty, akoma. As unë dhe as lojtarët nuk do të ishim të lumtur, ta përfundonim kampionatin të 7-ët, kështu që duhet të përpiqemi të arrijmë tek ata që janë përpara nesh, të përpiqemi të përmirësojmë renditjen tonë, që nuk është ashtu siç do të donim në fund të kampionatit.
Janë edhe 7 ndeshje për t’u luajtur në 20 ditë, shumë pikë në lojë, mjaft sfida të rëndësishme. Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë, Napoli është ekip i shkëlqyer, me cilësi, me një trajner që i ka dhënë mentalitetin e duhur. Ata po bëjnë mirë, edhe ne, po ashtu, kështu që mendojmë të ruajmë këtë ritëm deri në fund të sezonit. Llogaritë bëhen në fund, kemi akoma shumë për të dhënë. Sezoni përfundon më 2 gusht të gjithë lojtarët e mi janë duke menduar vetëm për të dhënë më të mirën e tyre”, u shpreh Pioli në konferencën për mediat.
Discussion about this post