Milani do të luajë një ndeshje të rëndësishme kundër Atalantës pas pak minutash. Pioli i ka surprizuar të gjithë në formacionin zyrtar, duke preferuar Kalulun nga minuta e parë në qendër si dhe Meite në mesfushë. Ibrahimovic do të mbështet nga Leao dhe Castillejo.
Gasperini ndërkohë ka bërë zgjedhjet e zakonshme duke hedhur në fushë Gjimshitin në mbrojtje, ndërkohë Pessina dhe Ilicic janë preferuar në sulm për të mbështetur Zapatën.
Discussion about this post