Home Aktualitet Plagosje në T...

Plagosje në Tiranë/ Kush janë dy të rinjtë e plagosur, identifikohet autori

5
0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në kryqytet, ndërsa raportohet për 2 persona të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”, ndërsa ende nuk ka detaje lidhur me shkaqet e konfliktit. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve paraprake bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë shtetasit, Altin Gjoka, 32 vjeç i cili është plagosur në shpatull dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç plagosur në gjoks. Autori i plagosjes është identifikuar.

Dyshimet e para janë se konflikti mes dy personave mund të ketë nisur nga një përplasje makinash, por ende kjo nuk është konfirmuar. Mes palëve ka patur një debat verbal që më pas ka përfunduar në të shtëna.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit