”Po bëja shaka”, ky është i riu që shan*azhonte të miturën në rrjetet sociale: Dua foto intime ose…

27 vjeçari Benard Çullhaj është arrestuar nga policia për shantazh ndaj të miturave, të cilat i kërcënonte në rrjetet sociale nëse nuk i dërgonin foto intime.

Ai deklaroi para hetuesve të krimit kibernetik të Tiranës se “po bëja shaka” për të gjitha mesazhet që u ka dërguar vajzave të mitura përmes rrjeteve sociale.

Të riut i janë gjetur me dhjetëra komunikime në celularin që tashmë është në duar të hetuesve, ndërsa të njëjtën praktikë e ka kryer me shumë vajza të tjera, të cilave u ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe u ka hapur profile në emrin e tyre.

Janë administruar dhjetëra biseda me vajza të ndryshme, të cilave ai u ka shkruar fjalë nga më të ndyrat, nga kërcënimet tek sharjet, të cilat do të shërbejnë si provë në vijimësi të hetimeve për 27-vjeçarin.

SHKARKO APP