Home Aktualitet Policët kallë...

Policët kallëzojnë Ndreun, Bardhi: Vendin e ka në burg për vjedhjen e zgjedhjeve

7
0

Për rastin e Pjerin Ndreut, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Etiketimin e Ndreut për policët si “barderra”, për të është tregues se si kjo qeveri nuk përfaqëson qytetarët, por interesat e krimit.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë.

Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.

Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, shkruan Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit