Home Aktualitet Policia e sht...

Policia e shtetit ka kofirmuar se tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për qarkullim

41
0

Pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, Policia e shtetit ka njoftuar se është bërë e mundur hapja për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë.

Në njoftim përmendet po ashtu se edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

“Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë dhe i’u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse” – thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit