Home Kosova Policia kufit...

Policia kufitare e Kosovës ka sekuestruar 24 armë të ftohta – Procesi ende nën hetim

135
0

Policia kufitare e Kosovës ka njoftuar sekuestrimin e 24 armëve të ftohta, në një autobus tip Mercedes, pika kufitare Merdarë.

Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit është iniciuar rasti “armbëmbajtje pa leje”.

Megjithëse hetimet e tjera të lidhura me rastin në fjalë janë ende në proces.

Njoftimi i plotë nga policia:

Sekuestrohen njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika) në Merdarë, policia po merret me hetimin e rastit

Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).

Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.

Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit