Home Aktualitet Policia në ga...

Policia në gatishmëri për protestën e opozitës te Parlamenti. Ja rrugët që do të bllokohen

135
0

Policia në gatishmëri për protestën e opozitës në orën 17:00 te Parlamenti. Mësohet se protesta mund të jetë e dhunshme, ndaj masat janë ekstreme.

Rreth 1100 efektivë policie do të jenë në terren për protestën sot para Parlamentit. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu.

Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës do të jenë të vendosura edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Mediat raportojnë se rreth orës 15:00 do të ketë edhe kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan D’Ark”, por edhe në një pjesë te Rrugës së Elbasanit. Ndërsa në sheshin “Fan Noli” pritet bllokimi total i qarkullimit të mjeteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit