Home Aktualitet Policia në sh...

Policia në shkollat publike, raporti evidenton rastet e dhunës

9
0

Siguria e fëmijëve brenda dhe jashtë ambiente të shkollës, është një detyrim që prej vitesh Policia e Shtetit e ofron. Ministria e Arsimit ka publikuar një raport për të dhënat e sigurisë brenda ambienteve të shkollave publike, edhe pse muajt e fundit mësimi është zhvilluar online për shkak të pandemisë së Covid-19, por problemet kanë dalë.

Në sistemin arsimor punojnë 150 oficerë policie, por duhet theksuar se jo në të gjitha institucionet arsimore ka të punësuar oficer sigurie. Gjatë këtij viti shkollor 2020-2021 janë regjistruar në total 365 incidente problematike.

Tirana mban vendin e parë me problematika të shumta, ku janë regjistruar 98 raste. Problematika më e shpeshtë ka qenë ajo e dhunës fizike, 139 raste të tilla. Dhuna psikologjike, 13.7 për qind të raste si dhe 28 raste bullizmi brenda ambienteve të shkollës. Po ashtu, 13.2 për qind e rasteve kanë qenë thyerje e rregullores së shkollës.

Në këtë raport numërohen edhe 3 abuzime seksuale, ndërkohë që nuk mungojnë kërcënimet e shantazhet. Muaji kur kanë ndodhur me shumë incidente është muaji tetor, me mbi 285 raste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit