Home Aktualitet Policia e sht...

Policia e shtetit: Rihapet konkursi për rritje në detyrë dhe grada

131
0

Zhbllokohen gradat në Policinë e Shtetit/ Rihapet konkursi për rritje në detyrë

Në Policinë e Shtetit janë zhbllokuar gradat për punonjësit që duan rritje profesionale.

Pas rreth një viti që ishin bllokuar, tashmë ka dalë një urdhër i ri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ky i fundit ka hapur konkursin për gradat drejtuese nga komisar deri tek drejtuesi i parë për 572 vende të lira.

Për gradën komisar, janë hapur 320 vende të lira, për kryekomisar 200, për drejtues 40 ndërsa për gradën drejtues i parë 12 vende.

Afati i aplikimeve është një muaj, duke nisur nga data 17 nëntor deri më 17 dhjetor.

Komisioni vlerësues që do bëjë përzgjedhjen e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe më pas ata do t’i nënshtrohen vlerësimit me shkrim dhe gojë. Në vendimin final përllogaritet dhe performanca në detyrë dhe aspekti administrativ.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit