Home Aktualitet ”Politi...

”Politika po i ngre kurth SPAK”, analisti Baçi: Ja pse quhet dështim në rastin e Berishës

88
0

Analisti Agim Baçi, thotë se SPAK nuk mund të ndërtojë besueshmëri bazuar vetëm me opinione publike. Për të në rast se SPAK do dështojë në gjyqin me Sali Berishën, besueshmëria e këtij institucioni do të bjerë, kjo pasi mbështetja e opinionit publik nuk është fakt. ai tha se përballë “kurthit” të politikës, SPAK duhet të tregohet i vëmendshëm.

“Në kurthin që po mundohet të ndërtojë politikka, e vetmja mbështetje ka mbetur opinioni. Ky është kurthi i madh, se opinioni nuk është drejtësi dhe SPAK nuk mund të bëjë drejtësi përmes opinionit.

Në qoftë se njëri i thotë torollak, tjetri i thotë “SKAP”, Rama, Berisha, Meta e sulmojnë në këtë lloj pike dhe afërmendsh nuk janë të lumtur që po hetohen dhe po japin llogari se janë të paprekshëm, SPAK nuk mund të bjerë pre e opinionit dhe të bëjë drejtësi me opinionin. Sepse nëse dështon me gjyqin e Berishës, një pjesë e madhe e besueshmërisë së tij bie”,-tha Agim Baçi në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit