Belinda Balluku: Çmimi i energjisë elektrike është ulur me 𝟭𝟬.𝟱%, një vendim i cili lehtëson 𝟵𝟱% të familjeve shqiptare

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe minstre e Energjisë e Infrastrukturës shkruan: “2025 nisi mbarë. Tashmë çmimi i energjisë elektrike është ulur me 𝟭𝟬.𝟱%, një vendim i cili lehtëson 𝟵𝟱% të familjeve shqiptare. Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes 🇦🇱Shqipërisë, 🇮🇹Italisë dhe 🇦🇪Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e energjisë, shënon një tjetër moment historik për sektorin elektro-energjetik shqiptar. Ndërkohë, në kantieret e infrastrukturës po avancojmë me punimet për të jetësuar projekte të rëndësishme në çdo cep të vendit”.