Presidenti Begaj bisedë telefonike me Osmanin: Dënoj ashpër sulmin në Zubin Potok
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Begaj dënoi ashpër sulmin terrorist mbi Kanalin e Ibër-Lepenic.
Njoftim për shtyp
Presidenti i Republikës së Shqipërisë zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës, e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.
Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës, për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.