Popull që voton kryetarët e partive dhe jo interesat e tij!

Nga Afrim Krasniqi-

E imagjinoni progresin në kulturën politike dhe në demokracinë funksionale nëse qytetarët do të donin vendin, Kushtetutën, të drejtat, shtetin dhe parimet e demokracisë më shumë sesa kryetarët e radhës të partive të tyre?

Shqipëria vijon të ketë një rekord të lartë të mbështetjes që anëtarët e partive u japin liderëve të tyre, të gjithë të “zgjedhur” me procese formale votimi (pa kandidat rival ose me kandidat formal kundër).

SHKARKO APP