Home ShowBiz Postoi moment...

Postoi momente nga “Big Brother VIP”, por kritikohet nga fansat e Donaldit. Arbana: Mos krijoni…

148
0

”Big Brother Vip Albania”, vijon që të prodhojë lajme. Arbana Osmani ndau në Instagram një album me disa nga momentet më të bukura të edicionit të parë.

“Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjellë ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga përfundimi, me historitë e bukura që vazhdojnë, vazhdon të emocionojë edhe sot”, shkroi Arbana dhe mes qindra komplimenteve dhe vlerësimeve të personazheve, sërish u vu re se mungonin dy personazhë: Dondald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Pikërisht kjo u ka bërë përshtypje ndjekësve, veçanërisht fansave të Donaldit, të cilët rikujtuan të gjithë kontributin e Donaldit në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

”Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty”,-shkruan një komentues. Pikërisht këtij komenti moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet, duke sqaruar se fotot e përzgjedhura janë rastësore.

“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani. Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’u jem mirënjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, shkruan Arbana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit