Home Editorial Presidenca gj...

Presidenca gjuan me “top” Gjykatën Kushtetuese

950
0

Nga Daniel Muçaku-

Sonte presidenca doli me një deklaratë bombë kundër gjykatës kushtetuese, duke e akuzuar atë si shtojë e kryeministrit Rama. Me një gjuhë lufte presidenca e akuzoi këtë gjykatë se nuk ka kryer detyrën ndaj publikut, porse ka vonuar kastile vendimin e saj për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, sepse ajo ka detyrë kushtetuese të jepte një vendim përfundimtar për këto zgjedhje.

Toni presidencial ishte si gjyle topi mbi murin e gjykatës kushtetuese, kur shumë prej tyre godisnin dhe kryeministrinë e cila akuzohej si përpiluese e këtij vendimi antikushtetues të gjykatës kushtetuese.

Pra sipas presidencës kjo gjykatë nuk zbatoi kushtetutën por u bë vegël e kryeministrit Rama dhe ka cënuar rëndë rolin e saj si gjykatë superiore e Shqipërisë. Me tej presidenca e akuzon rëndë këtë gjykatë se jo vetëm nuk dha vendim final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, porse firmosi pikë për pikë cfarë ka dërguar mazhoranca në këtë gjykatë.

Kjo përgjigje flakë për flakë ndaj vendimit të gjykatës kushtetuese e cila vonoi vendimin gjoja për të marrë një përgjigje nga Komisioni Venecias, tregon se një luftë epokale pritet mes presidencës dhe kësaj gjykate e cila me 12 janar të vitit që vjen ka vendimin e fundit për të vendosur nëse duhet apo jo shkarkuar presidenti Meta.

Me sa shikohen flaket e luftës mes tyre duket se ka mundësi që kjo gjykatë duke rrëzuar indirekt dekretet e presidentit Meta për zgjedhjet vendore,  e ka paravendosur se Presidenti Meta do te shkarkohet.

Në janar të vitit të ardhshëm Gjykata kushtetuese ka për të dhënë vendimin e saj me të rëndësishëm të jetës së saj dhe të viteve që vijnë, sepse do të jap verdiktin nëse Presidenti duhet shkarkuar apo jo. Nisur nga lufta që filloi sonte si dhe nga numrat e anëtarëve të kësaj gjykate ku sipas analistëve dy janë me anësi nga presidenti Meta, kurse 4 janë të PS-së, duke mos harruar se një anetare mbetet në krahun e Lulzim Bashës, pra rrezikon që votimi në janar të dal 5 me 2 kundër Presidentit.

Gjylet e topit lëshuar sonte nga selia e presidencës drejt zyrave të gjykatës kushtetuese, gjykatë e cila i ka zyrat 100 metra larg zyrës së kryeministrit, ka mundësi të cojnë në një duel për jetë a vdekje mes Presidencës dhe Kushtetueses, por vendimi i gjykatës kushtetuese është vendimtar dhe përfundimtar.

Me sa duket skema e mazhorancës mbetet se po goditet nga amerikanët ish-kryeministri Berisha dhe nga mazhoranca Presidenti Meta, të cilët duken se janë aleatë potencialë për të filluar stinën e protestave kundër kryeministrit në pranverën e ardhshme.

Nëse skema mbetet kjo, pra që të goditen Berisha dhe Meta, por me armë të ndryshme, duhet menduar se edhe një bashkim i Metës me Berishën do jetë betejë për jetë a vdekje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit