Home Sporti Presidenti i ...

Presidenti i Lazios flet për të ardhmen e Igli Tares, i skadon kontrata në qershor

220
0

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, foli edhe për të ardhmen e drejtorit sportiv Igli Tare në një intervistën për gazetën Il Messaggero.

“Nuk është vendosur asnjëherë në dyshim roli i tij, as e ardhmja e tij”, deklaroi numri një i bardhekaltërve.

Drejtori shqiptar ka kontratë deri në muajin qershor. Ardhja në klub e Angelo Fabiani ka kufizuar disi rolin e Tares në klubin e Lazios, diçka që mund të sjell dhe largimin e tij.

Tare është kërkuar prej kohësh fillimisht nga Milani, ndërkohë që tashmë është dhe në listën e Juventusit, si një nga kandidatët që mund të zëvendësojnë Cherubinin dhe të bëhet përgjegjës për merkaton e bardhezinjve. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit