Home KRYESORE Presidenti Me...

Presidenti Meta kthen ligjin “për të huajt”

8
0

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për të huajt. Në arsyet e kthimit të ligjit Meta shkruan se Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave të detyrueshme për pranim nga shtetas të ndryshëm të vendeve të treta, edhe përtej fushës së rregullimit të këtij ligji, përtej mundësive, kapaciteteve që Shqipëria ka, apo mund të ofrojë, dhe mund të përballojë.

Meta thekson se shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.

“Largimi i trurit, i forcave të reja dhe më krijuese, është një plagë e madhe për vendin, që duhet ndalur sa më pare. Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, thekson Meta ndërsa shton se shqiptarët kanë humbur besimin se kushtet dhe cilësia e jetesës së tyre në vend, mund të përmirësohen, dhe për këtë shkak ata largohen masivisht

“Shumica qeverisëse nuk ka një strategji shtetërore se si do të duhet t`i përgjigjet me masa konkrete, afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata këtij fenomeni të rrezikshëm. Kryeministri ka konfirmuar se qeveria shqiptare nuk është e shqetësuar lidhur me këtë gjendje” vijon nder të tjera Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit