Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shpërthimin e ndodhur sot në kryeqytetin e Bejrutit, Liban. “Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit. ?????”,– shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.
Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Zyrtarët libanezë thanë se të paktën 50 njerëz u vranë në shpërthimin që tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan tha se më shumë se 2500 njerëz u plagosën në shpërthimin që shkaktoi dëme të mëdha materiale në qytet.
Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.
Discussion about this post