Presidentja Osmani jep alarmin: Serbia po planifikon një sulm hibrid ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani jep alarmin për një sulm që sipas saj po planifikon Serbia. ”Mercenarët nga grupi famëkeq ”Wagner” i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake të pashënuara në Kosovë”.

Në një intervistë për median britanike ”The Telegraph”, Osmani tha se po zhvillohet një operacion për të hedhur bazat e një sulmi hibrit nga Serbia me qëllim rrëmbimin e territorit të Kosovës.

Sipas saj objektivi serb është të përgatisë situata për një aneksim të mundshëm, jo përmes një operacioni ushtarak tradicional, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një nga linjat e konflikteve më të mëdha në Ballkan, është përfshirë nga tensionet për muaj të tërë, të shkaktuar fillimisht nga një mosmarrëveshje për lejet e drejtimit. Serbët, të cilët janë shumicë e popullsisë në veri të Kosovës, ishin të zemëruar që u urdhëruan të heqin licencat dhe targat e tyre të lëshuara nga Serbia dhe të miratojnë ato të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

SHKARKO APP