Home Kosova Presidentja V...

Presidentja Vjosa Osmani udhëton drejt New Yorkut, do të takohet dhe me Biden

0
0

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se Osmani është ftuar të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

“Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Përveç takimeve, thuhet se Osmani do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në SHBA. Në agjendën e Osmanit do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit