Home Aktualitet Prishja e ndë...

Prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, operatorët turistikë: Të shtyhet për në shtator

17
0

Aksioni i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në bregdet, nuk është pritur mirë nga operatorët turistikë që operojnë në vend. Për ”SYRI TV”, Zak Topuzit, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, tha se ky aksion duhet të shtyhet për në muajin shtator. Edhe Dritan Kondakçiu, operator turistik në Shëngjin, mendon se aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, duhet të shtyhet.

Zak Topuzi: Nuk duheshin lejuar ndërtimet pa leje, bashkitë nuk duhej që ti lejonin. Prishja në këtë moment nuk është koha e duhur. Mezi nisëm një sezon turistik, pasi edhe turistët kanë nisur të vijnë nga Ukraina dhe Bjellorusia, si dhe ardhje të shumta nga Kosova. Duhej që të ishin shtyrë për në shtator. Zgjidhja do të ishte pastrimi i menjëhershëm i këtyre mbetjeve që të mos ketë një pamje shkatërrimesh. Sezoni i kaluar ishte vetëm për mbijetesë.

Dritan Kondakçiu: Nuk e dimë se sa ndërtime janë pa leje. Nuk është një kohë e përshtatshme kjo për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ne nuk duhet të paraqesim skena me prishje dhe fadroma, që tregojnë vetëm keqardhje. Asnjë turist nuk preferon që të shkojë në zona ku ka shembje. Këto veprime mund të anashkaloheshin deri sa të kalojë periudha e sezonit turistik. Shteti duhet ti pengojë këto aktivitete për të punuar, që të mos i shfrytëzonin ndërtimet pa leje. Vetë i kanë lënë për ti ndërtuar dhe tani do të ua prishin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit