Home KRYESORE ”Prishn...

”Prishni e pastroni vetë”, Rama: Nga java tjetër nis pastrimi në bregdet për çdo ndërtim pa leje

52
0

Javën e ardhshme forcat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, ku do të prishin në bregdet çdo ndërtim pa leje. Kështu tha kryeministri Edi Rama, i cili pati edhje një mesazh të fortë për çdo pronar që ka ndërtuar pa leje.

”Të gjithë ata që kanë zaptuar bregdetin duhet të lexojnë kodin penal, dhe të fillojnë t’i prishin vetë ato, pasi nga e hëna do të fillojë aksioni. Të gjithë do të ndalohen dhe penalizohen. Kjo është pasuria më e madhe që zoti i ka dhënë këtij vendi, ka ndodhur çfarë ka ndodhur, tashmë nuk do të lejojmë më zaptimin e hapësirave. Përfitoni nga këto ditë dhe hiqni ato që keni bërë, pasi jo vetëm do të shemben, por do të mbani edhe pasojat për ndërtimet pa leje. Kush nuk nuk e pastron vetë, do të paguajë edhe koston e pastrimit”.

Postimi i plotë

Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin “Bregdeti Ynë”, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal.

Për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit).

Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit.

Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit