Prof. Arben Pilaca: Stina e Verës, kënaqësitë dhe problemet me shëndetin

Një nga dhuratat më të cmuara që na ka ofruar Perendia vendit tonë, është Klima. Jetojmë në  një copëz të vogël të kësaj bote, ku shijomë 4 stinët. Nuk e kanë këtë privilegj  shumica e njerëzve të kësaj Bote.  Stina e verës është një periudhë kur njerëzit ndjejnë kënaqësi të vecantë, sepse pushojnë, argëtohen, bëhen më social, më familjarë, etj.  Në këtë stinë njerëzit mundohen ti ngjajnë Fluturave të cilat përpiqen gjithë kohën të grumbullohen rreth luleve. Kështu bëjnë dhe njerëzit gjatë stinës së verës. Ato, pëlqejnë të grumbullohen rreth njerëzve duke u quajtur “Flutura Sociale”. Pra, cdo njeri prej nesh e kupton se stina e Verës është stina e kënaqësive, por nga kënaqësitë shpesh vijnë dhe gabimet . Gabime apo mos kujdes në lidhje me shëndetin.

Cilat janë disa nga problemet shëndetësore që mund të lidhen me stinën e Verës? Probleme të tilla mund ti ndodhi cdo individi, nëse ai, nuk përpiqet ti anashkalojë. Nuk ka individë supërmenë. Pavarësisht kësaj, individët që mund të kenë shqetësime shëndetësore më të shpeshta dhe më të rënda janë fëmijët, të moshuarët, të sëmurët kronike, imunodeficitarët etj.

Po nga mund të vijnë shqetësimet në stinën e Verës?  Njerëzit në Verë ekspozohen shumë ndaj të nxehtit, ndaj rrezatimit diellor, qëndrojnë për shumë kohë në ambjente të jashtme, konsumojnë shumë pije dhe ushqime jo të pregaditura nga vetë ato( home made), udhëtojnë më shumë etj. Të gjitha shërbejnë si faktorë negativ mbi shëndetin, nëse nuk jemi të kujdeshëm.

Ekspozimi ndaj të nxehtit për një kohë të gjatë krijon probleme me humbjen e lëngjeve të trupit(dehidrim), dhe si pasojë ndodh trashja e gjakut. Kjo e fundit ndikon negativisht mbi funksionet organore të trupit. Në këto rrethana sidomos në subjektet me sëmundje kronike të ndryshme si psh; të zemrës, mushkërive, veshkës etj, ndodh një cekuilibrim jo i vogël.

Qëndrimi për një kohë të gjatë nën  rrezatim diellor sidomos në Verë, shkakton atë që quhet në gjuhën mjekësore goditja nga dielli( Heat Stroke). Kjo është një emergjencë mjekësore( temperaturë shumë të lartë trupore, crregullime hemodinamike të mprehta, crregullime metabolike si dhe turbullime të niveleve të ndryshme të ndërgjegjes). Nga ana tjetër qëndrimi për një kohë të gjatë në diell, krijon atë që duhet djegja nga dielli, problem jo i lehtë dhe ndikon në agravimin e disa sëmundjeve të lëkurës.

Në Verë ka nje rritje shumë të madhe të konsumimit të lëngjeve të ndryshme( ujit,lëngjeve të frutave, pijeve alkolike) si dhe ushqimeve të tregëtuara nga  aktivitetet e ndryshme tregetare.   Nëse këto artikuj nuk tregëtohen në përputhje me masat e sigurise; kujtoj se në Verë në temperatura mjaft të larta, ka një rrezik të madh për kontaminimin e tyre, dhe për pasojë shkaktimin e infeksioneve që grupohen, në infeksione të lidhura me ushqimet dhe pijet e kontaminuara. Në temperatura të larta krijohen kushte më të favorshme për shumëzimin e bakterieve dhe përhapjen e tyre. Besoj, se eksperienca e cdo njërit në jetë na tregon se nga pijet dhe ushqimet e pasigurta mund të kemi infeksione të traktit tretës që njihen si; bark dhe të vjella, apo helmime ushqimore. Këtë situatë e favorizon dhe konsumimi i frutave ( të pa lara apo të pa qëruara) apo frutave të detit që shpesh herë preferohen të konsumohen të pa përpunuara termikisht.

Kënaqësinë në stinën e verës e shprehim dhe me udhëtimet e shpeshta dhe të gjata. Udhëtimet e shpeshta dhe të gjata, na ekspozojnë në kohë të gjatë ndaj të nxehtit, duke shkuar në vende të ndryshme mund të rritet mundësia e ekspozimit ndaj pickimeve të ndryshme( mushkonja, këpusha, grenza, gjarpërinjë, qenë etj). Këto ekspozime mund të jenë shkak i infektimit nga bakterie, viruse, toksina mjaft të rrezikshme për jetën.

Atëherë cfarë mund të bëjmë që kënaqësia mos të na kthehet në merzi( qëndrime në shtrat, në shtëpi, hotele apo spitale)? Cfarë rekomandojmë si përkujdesje gjatë stinës së Verës.

Për të paksuar humbjen e lëngjeve të trupit nga temperaturat e larta dhe djersistja duhet të pihen lëngje( duke pasur si zgjedhje të parë ujin), por të jetë i pastër. Kujdes me ujin që përdoret për pirje.

Duhet të paksohen orët e gjata të ekspozimit në diell. Sidomos ato nga ora 12 deri në orën 17. Në verë rekomandohen veshje të gjëra, të lehta dhe me ngyra të hapura. Duhet të mbrohen sytë dhe koka( kapele, syze).

Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar infeksionet me origjinë  nga pijet apo ushqimet, është larja e duarve, higjena personale. Mbajtja e ushqimeve në frigorifer. Ushqimet që mbesin pas konsumimit dhe ruhen në frigorifer duhet të jenë të vecuara si ambjent nga mishi apo peshku i ngrirë.  Është e domosdoshme vlerësimi i personit dhe vendit ku tregëtohen pije apo ushqime të ndryshme. Për kujtesë, higjenën e personit( veshjen , dorezat) apo kushtet e tregtimit( higjenën, kushtet e ruajtjes së mallit që tregtohet etj). Të refuzohet konsumimi nga persona dhe vende që nuk plotësojnë kushtet normale për një siguri ushqimore.

Po për pickimet dhe kashimet, cfarë rekomandojmë? Vaksinimi që realizohet për disa shkaktarë infeksiozë, na mbron si për(tetanozin, tërbimin) por të tjerat infeksione duhet parandalim me anë të kujdesit për të mos ekspozuar si dhe menjëherë duhet të kërkohet ndihma mjekësore.

Në Spitalin Hygeia do të gjeni në cdo kohë vendin e duhur për ti dhënë zgjidhje shqetesimeve që mund të ju shkaktojë Vera./Prof. Arben Pilaca/

 

 

SHKARKO APP