Home Aktualitet Programi i BE...

Programi i BE, COREnet zgjedh universitetin shqiptar për konferencën mbi emigrimin dhe diversitetin kulturor

30
0

Kolegji universitar Bedër në bashkëpunim me programin e Bashkimit Evropian Connecting Theory and Practical Issues of Migration and Religious Diversity (COREnet) dhe institucionin akademik ndërkombëtar ICORECEA, organizon konferencën ndërkombëtare mbi emigrimin dhe diversitetin fetar e kulturor.

Kjo konferencë do të mbledhë 110 akademikë dhe studiues nga 31 vende të ndryshme të botës, të cilët përfaqësojnë institucione me famë botërore si Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Winchesterit, Shkolla Ekonomike e Londrës, Universiteti i Barcelonës, Universiteti i Tilburgut, Université de Lausanne, Universiteti Sapienza i Romës, Universiteti i Montrealit, Universiteti i Helsinkit, Universiteti i Bergenit, Universiteti i Nevadas, Universiteti i Fribourgut, Universiteti Lille, etj.

Konferenca do të zhvillohet gjatë datave 25-27 prill 2024 në ambientet dhe auditorët e Universitetit Bedër do të fokusohet në sfidat e emigrimit, diversitetin fetar dhe kohezionin social në Evropë dhe më gjerë.

Ajo do të jetë një platformë dinamike për diskursin shkencor, duke nxitur dialogun dhe inovacionin në fusha të ndryshme studimi. Konferenca është një dëshmi e përkushtimit të Universitetit Bedër për nxitjen e partneriteteve ndërkombëtare në fushën akademike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit