Home Aktualitet Pronari i lok...

Pronari i lokalit që i dogjën 60 çadra plazhi: S’kam konflikt me njeri

71
0

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë u dogjën 60 çadra plazhi të një biznesi që operon në këtë plazh.

Pronari i këtij biznesi, Bilbil Domi ka deklaruar në polici se nuk ka pasur konflikt me asnjë person dhe për pasojë nuk di se për çfarë arsye mund t’i jetë vënë flaka shezlongëve.

Ndërkohë mësohet se në lokalet pranë vendit të ngjarjes nuk ka pasur kamera sigurie, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë  se pak ditë më parë në Velipojë, konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit