Propozimi i Leskajt: Bardhi të bëhet nënkryetar i partisë, deputetët e tij t’i bashkohen Rithemelimit

Deputeti Bujar Leskaj ka propozuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD se Gazment Bardhi duhet të bëhet automatikisht nënkryetar i partisë, pa votim.

Ai propozoi po ashtu që disa prej deputetëve të grupimit të tij t’i bashkohen Kryesisë së Rithemelimit.

“Kryefjala jone është protesta e 20 shkurtit. Si një ditë mjaft e rëndësishme ku ne duhet të reagojmë fort përballë këtij pushteti të korruptuar.

Kjo dite e sotme të bën opozimist dhe është shkalla e parë për të projektuar fitoren e 2025-es. Deputetet e bashkuar tashme edhe ne parti, do te jene motori i PD-se drejt zgjedhjeve dhe fitores. Duhet të kemi kthjelltësi mendimi publik, shpejtësi në aksionin tonë opozitar dhe strategji te qarte.

Pas datës 22 shkurt, duhet te ulemi seriozisht dhe të analizojmë aksionin opozitar. A duhet te vazhdojmë më kështu? Çfarë kemi fituar dhe çfarë kemi humbur? Na duhet një program i qarte i partisë, t’ua prezantojmë qytetareve. Nuk mund të shkojmë tek njerëzit vetëm për te denoncuar korrupsionin e Rames, por na duhet edhe t’u themi se çfarë do te bëjmë ne ndryshe. Pra na duhet një program.

Sa i përket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar të partisë, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, u shpreh Leskaj/tpz.al/

SHKARKO APP