Home Forum Protesta e 20...

Protesta e 20 shkurtit vendos përfundimisht fatin e Berishës

1610
0

Nga Spiten Prulli- 

Berisha dhe partitë e opozitës, përjashtuar PD e Lulzim Bashës, u kanë bërë thirrje simpatizantëve të tyre që të mblidhen me 20 shkurt në Bulevardin kryesor të Tiranës dhe para kryeministrisë.

Në fjalimin para mbështetësve të tij, Berisha tha se 20 shkurti do të jetë dhe data e fillimit të rrëzimit të qeverisë “Rama”, të cilën e cilëson si narkodiktaturë.

Në fakt ish-kryeministri demokrat ka deklaruar shumëherë dhe prej dy vitesh, por Edi Rama vetëm sa forcohet, edhe prej PD-ve të dala nga PD-ja e famshme!

Sipas Berishës, kryeministri Rama është tmerruar nga protesta që do të zhvillojë PD më 20 shkurt.

“Protesta juaj ka një rrezatim të fuqishëm në të katër anët e vendit. Kudo në Shqipëri sot zien pakënaqësia e madhe ndaj narkoregjimit të Edi Ramës. Por miqtë e mi, kjo protestë ka tmerruar Edi Ramën. Imagjinoni ju se ç’ndodh me 20 shkurt, kur t’i kujtohen pamjet e zvarritjes së babait të tij shpirtëror. T’i kujtohet udhëtimi me familjen e tij prej bllokmeni që bëri drejt bunkerëve të Zall Herrit. Pra, 20 shkurti po afron. Është dita juaj, dita e shqiptarëve, dita e fitores. Është fundi i narkodiktaturës, fundi i Edi Ramës dhe regjimit të tij”, u shpreh Berisha.

Natyrisht që liderët politikë përherë mundohen të karikojnë turmat kur kanë një akt të madh proteste, por kjo protestë pavarësisht se përkon me një datë historike siç është data e rrëzimit të bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha, përsëri nuk mjafton vetëm simbolika.

Opozita deri tani ndodhet e përçarë pavarësisht se javët e fundit sikur po lëviz diçka në përbashkim demokrat, por kjo është protestë që do të tregojë sa janë në numër opozitarët e Edi Ramës. A iu ka ikur frika dhe zhgënjimi prej përçarjes mes vetes, a janë një uragan popullor?

20 shkurt do të tregojë nëse Berisha dhe opozita mbledhin njerëz në përballje me regjimin apo thjesht do të vijnë 5 mijë veta apo e shumta 10 mijë.

Siç kanë shkuar punët, Berisha dhe partitë e opozitës, duhet të mbledhin me shumë se 50 mijë protestues.

Po që se do vijnë dhjetra mijëra vetë në Bulevard ka shenja se qeveria mund të tronditet pas gjithë këtyre arrestimeve nga SPAK ndër radhët e mazhorancës.

Ndryshe me pak apo sa për të thënë, më mirë të mos e bëjnë protestën se do t’i japin të drejtë kryeministrit kur tallet me PD e Saliut dhe atë të Bashës.

Ndaj themi se 20 shkurti do të tregojë që Berisha, edhe nga dritarja e shtëpisë, ka forcë apo historia e tij mbyllet te dritarja dhe rrugica e Salës!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit