Home Aktualitet Protesta e ga...

Protesta e gazetarëve/ Balla: Vazhdoni dialogun, do ta gjeni një zgjidhje me Kuvendin

3
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi vendimin e Kuvendit për të mos lejuar median të ndjekë punimet e komisioneve parlamentare. Sipas tij, ky vendim vjen si përpjekje për t’u përafruar me eksperiencat më të mira të parlamenteve evropiane.

“Nuk ka pasur asnjë qëllim negativ nga ana e Kuvendit. Natyrshëm që ka pasur gjithmonë përpjekje për t’u përafruar me eksperiencat më të mira të parlamenteve evropiane. Të paktën mbulimi filmik me pamje dhe zë i veprimtarisë parlamentare të jetë sipas standardeve më të mira. Do të sugjeroja që të vazhdonit dialogun me Kuvendin dhe të gjeni një zgjidhje sipas standardit që kanë parlamentet e tjera. Unë kam parë në Bundestag që ka një vend të caktuar për gazetarët. Besoj se zgjidhja do të gjendet”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit