Protesta e opozitës, nis grumbullimi i qytetarëve

Rreth 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e sotme për protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godinës së kryeministrisë, dhe Kryesia e Kuvendit.

SHKARKO APP