Protesta, Meksi: PD-ja ta bëjë me dhimbje koke Ramën, jo të bllokojë Bulevardin

Më 11 shkurt, ditë e shtunë, Partia Demokratike dhe mbarë kampi opozitar, do të mbajnë një protestë përballë Kryeministrisë. Avokati Redon Meksi, thotë se nuk ka parë ende synimin dhe përcaktimin e qartë të protestës. Sipas tij, dukshëm kemi parë organizim të protestave që në thelb nuk kanë asgjë në organizim, teksa i sugjeron opozitës që të “sulmojë” aty ku i dhemb kryeministrit Rama, te segmente të ekonomisë ku ai fiton më shumë para.

“Që protesta të arrijë qëllimin, duhet ditur në radhë të parë kush janë qëllimet. Akoma nuk e dimë kush është qëllimi? Largimi i Ramës? Çfarë do të sjellin nga pas, zgjedhje të parakohshme? Apo do të sjellin një kryeministër brenda PS tjetër, se na vjen dhe lali Eri kryeministër, mos na shkoj më keq kjo protestë.

E dyta, do te shkojmë në zgjedhje? Është e aftë sot opozita të shkoj në zgjedhje të parakohshme? A e fut pra dot në zgjedhje, se sot ke problemin ligjor që nuk futet dot në zgjedhje, nuk ka një sigël një parti, që të fus kandidatët e saj e saj, komisionarët e saj në zgjedhje, në momentet që po flasim.

Kemi parë shpesh herë protesta të tilla pa një strategji, ca bërë në fund që bllokove bulevardin në fund, çfarë dëmi i solle qeverisë, puna është ta bësh aty ku i dhembi. P.sh. kemi rastin e portit të Durrësit tani, shko bllokoje tani, kemi rastin e Aeroportit të Nartës që po ndërtohet pa leje ndërtimi, e hoqën tani, je opozitë shpërndahu, ke 100 mijë anëtare, 20 mijë këtu, 5 mijë atje, shko blloku kufirin, aeroportin, bëji dhimbje koke kryeministrit tamam, jo ti dalësh në bulevard, sepse ai sa herë dalin këta ikën nga zyra dhe tallet me njerëzit”,-tha në “MCN TV”.

SHKARKO APP