Home Aktualitet ”Protes...

”Protesta në favor të Ramës”, analisti Zheji zbardh prapaskenat: Rikonfirmoi Berishën si lider

561
0

Analisti Artur Zheji, thotë se protesta e thirrur nga PD-ja e bashkuar Bardhi-Berisha bashkë me aleatët, ishte në favor të Sali Berishës, pasi rikonfirmoi veten si lider në opozitë, por edhe të kryeministrit Edi Rama.

Në emisionin “Real Story”, Zheji u shpreh se opozita ka thënë se Edi Rama ishte diktator dhe drejton një narkoshtet, por protesta e zhvilluar tregoi se në vend funksionon demokracia. Kjo sipas Zhejit, ishte një autogol shumë i madh i opozitës në imazh ndërkombëtar.

“Unë mendoj që kjo protestë, ashtu siç nisi dhe mbaroi, shkon në 90% të favor të Sali Berishës dhe Edi Ramës. Gjithë kohës na është thënë në retorikën e opozitës, që Edi Rama është diktator, narkoshtet. Në diktaturë, as mund të guxosh të protestosh masivisht. Por ama, dhe vajtja në shtëpi, hodhën disa shishe benzinë. Do të thotë që demokracia funksionon. Pra, ky është autogol shumë i madh në imazh ndërkombëtar të opozitës së bashkuar dhe një favor që i bëhet Ramës duke qenë aty me Erdoganin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit