Protesta para bashkisë. Molotovi hidhet mes qytetarëve e gazetarëve, njerëzit vrapojnë për t’u shpëtuar flakëve

Protestuesit e opozitës para Bashkisë Tiranë sot kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së këtij institucioni, por njera prej tyre ka përfunduar në drejtim të gazetarëve dhe kameramanëve që po pasqyronin protestën.

Hedhja e bombës molotov ka shkaktuar momente paniku, pasi iu është rrezikuar jeta e kameramaneve dhe gazetarëve, sepse flakët shpërthyen fare pranë tyre. Ishte moment i rrezikshëm.

Ndaj qytetarëve dhe njerëzve të medias kurrë nuk lejohet të cënohet jeta e tyre, sado protestë e dhunshme të jetë.

Në momentin kur bomba molotov ra pranë këmbëve te perfaqesuesve te medias, të pranishmit dëgjohen duke bërtitur: “Çuna, largohuni!” dhe më pas kameramanët e gazetarët ikin me vrap.

Ndërkohë molotov është hedhur nga protestuesit edhe në drejtim të godinës së Bashkisë, ku ishin vendosur forcat e policisë. Protesta e opozitës ka ditë që vazhdon.

SHKARKO APP