Home Aktualitet Protesta para...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Romina Kuko: Sot kishte më shumë mo*otov! Dora jonë ka qenë gjithnjë e shtrirë

153
0

Këtë të martë, Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  protestën e gjashtë para bashkisë së Tiranës, ku molotovët nuk munguan. Anëtarja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit nga rradhët e socialistëve, Romina Kuko thotë se sot pati më shumë molotov se në çdo protestë tjetër, 20 të tilla.

”Ajo që po ndodh që pjesa e mirëmbajtjes po pastron bashkinë nga skenat e molotovit. Sot kishim më shumë molotov se në çdo protestë tjerë, mbi 20, tejkalon të drejtën për të protestuar. Mendoj se duhet tani ta elaborojmë se deri ku arrin limiti i protestës dhe dhuna ndaj institucioneve. Janë kopje të shëmtuara të skenave në kuvend. Mosha mesatare e këshillit bashkiak është 35 vjeç. Më vjen keq kur shoh moshatar kthehen në sjellje të politikës së vjetër. Dora e bashkisë ka qenë e shtrirë kur bëhet fjala për konsensus. Kërkesat e tyre kanë qenë ligjërisht jo të plota. Do t’u ftoja të shikonit mbledhjen e këshillit sa sa kohë i lihet opozitës në fjalën e vet. Nuk pranohet dora e shtrirë e bashkëpunimit”, thotë Kuko.

Nga ana tjetër, Kuko shton se opozitës në këshill bashkiak nuk i është mohuar kurrë hyrja dhe dora e bashkisë ka qenë gjithnjë e shtrirë për bashkëpunim

”Kur ne duam të qëndrojmë në pozicionin tonë në kuadrin ligjor, siç është ajo e mbledhjes së këshillit bashkiak. Çdo muaj duhet të kemi mbledhje dhe duhet të miratojmë ndihmën ekonomike. Është shumë e rëndësishme të tregohemi të rritur në këtë histori dhe të gjejmë rrugën e bashkëpunimit. Është edhe edukatë politike që duhet përçuar qytetarëve. Situata duhet ç’tensionuar. Ne nuk do dalim asnjëherë nga kuadri ligjor”,-tha në ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit