Protesta, policia shoqëron dy qytetarë në Komisariat. Ministri Balla shihet para Kryeministrisë

Pas protestës së PD-së përballë Kryeministrisë, Policia e Shtetit mësohet se ka shoqëruar dy nga protestuesit të cilët shkaktuan incidente gjatë tubimit.

Ata kanë hedhur lëndë të rrezikshme në drejtim të godinës. Disa prej tyre kanë përdorur molotovë, shashka dhe gurë. Madje ata arritën të rrëzonin edhe gardhin metalik ndarës të policisë, duke iu afruar kordonit.

Policia e Shtetit dhe hetuesit kanë shkuar para kryeministrisë ku po mbledhin provat Ministri i Brendshëm Taulant Balla po ashtu është në terren.

SHKARKO APP