Home Aktualitet Protestat? Al...

Protestat? Aleksandër Biberaj: Berisha lider pa rezultat

41
0

Aleksandër Biberaj shprehet i zhgënjyer me Sali Berishën, për të cilën tha se erdhi me objektiva të qarta, por deri më tani ka vetëm ”kërcënime boshe”.

”Është mandati i tretë e dimë të gjithë që është i vjedhur. Po humbasim kohë. Berisha erdhi me objektiva tepër të qartë që të largonte përfundimisht Lulzim Bashën nga drejtimi i Partisë Demoratike nuk ndodhi, të unifikonte Partinë Demokratike nuk ndodhi, të rrëzonte Edi Ramën, asgjë nuk ndodhi. Vetëm kemi kërcënime boshe. Ku janë protestat? Ku është populli? Edi Rama vazhdon punën e tij anti-kombëtare 24 orë”,-tha Biberaj.

I pyetur se nëse e ka thyer Berisha besimin e anëtarësisë përmes vendimmarrjeve, Biberaj pohoi duke e krahasuar Berishën me kreun e Partisë Demorkatike Lulzim Bashën.

”Pa asnjë lloj diskutimi, ne jemi në kohën që duhet të kishin rezultat, se lider pa rezultat kishim Lulzim Bashën. Për 10 vite duke bojkotuar Reformën Territoriale na shkaktoi kosto të jashtëzakonshme, duke djegur mandatet, duke bojkotuar zgjedhjet… kshuqë ne e kishim një model”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit