Protestuesit hedhin kapsolla e flakadanë në shkallët e kryeministrisë
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/02/1C4FDED8-C335-4749-B17E-F3E9BB966A89-1.jpeg)
Ka zgjatur më pak se dy orë protesta e thirrur nga Sali Berisha në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa mbylli fjalën e tij në podium ku njoftoi protestën e radhës ditën e hënë para parlamentit, protestuesit kanë nisur të hedhin shashka e tymyese drejt kryeministrisë
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Daniel Muçaku kapsollat kanë krijuar tym dhe kanë prishur radhët e policisë.
Pas këtij momenti nuk ka pasur incidente apo përplasje mes protestuesve dhe policisë.