Home Aktualitet Protokolli i ...

Protokolli i udhëtimeve ajrore, maska dhe plotësimi i formularëve i detyrueshëm

3
0

“Situata në aeroportin “Nënë Tereza” duket krejt ndryshe nga një vit më parë. Në hyrje të aeroportit nuk është tuneli dezinfektues, por rregullat bazë antiCovid vijojnë të qëndrojnë. Maska është e detyruese për udhëtarët e po ashtu përpara nisjes të gjithë shqiptarët duhet të plotësojnë një formular i cili tregon se nuk kanë probleme shëndetësore dhe nuk kanë patur shenja të Covid në 14 ditët e fundit”.

Ky formular tregon se nëse shtetasit që do të udhëtojnë kanë një nga pikat që lidhet me Covid, si shenja apo kontakt, atëherë agjencia ka të drejtën t’ja refuzojë udhëtimin. Shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Spanjës, Hungarisë dhe Francës. Por tek kjo e fundit vetëm ata shtetas që janë vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca, Moderna apo Johnson&Johnson.

Pasagjerët duhet të ndërrojnë çdo 4 orë maskën, nuk rekomandohet shitja e pijeve dhe ushqimeve dhe ndalohet shitja e produkteve duty-free. Të gjithë operatorët që ofrojnë shërbimin e fluturimeve duhet të përdorin sisteme kondicionimi të pandërprerë dhe të vendosin filtra për riqarkullimin e ajrit. Në çdo sportel duhet të vendosen xhama, e po ashtu edhe mes ndarjes së ekuipazhit nga pasagjerët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit