Home Aktualitet Pse Ervis Mar...

Pse Ervis Martinaj po kërkohet në Kurbin? Policia me operacion të fshehtë

233
0

Në sekret të plotë, mëngjesin e kësaj të hëne Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë mbështetur nga policia vendore mësynë në Fushëkuqe të Kurbinit duke ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe të familjarëve të tij.

Këto kontrolle u kryen me vendim Gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit i cili u denoncuar i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët.

Një hallkë e rëndësishme për ti dhënë përgjigje fatit të ish-manjatit të lojërave të fatit është edhe polici Jeton Lami që ka qenë shoqëruesi i tij në ditët e fundit. Ndaj tij janë zgjatur hetimet dhe prokuroria e Kurbinit vijon të verifikojë gjithçka për aktivitetin e paligjshëm të ish policit.

Policia nuk ka asnjë përgjigje nëse Martinaj është gjallë apo jo, por këto kontrolle mund të jenë një shenjë se grupi hetimor nuk ende asnjë provë për vdekjen e tij. Madje idea që kontrolli është zhvilluar pikërisht natën e Krishtlindjeve mund të jetë një arsye që grupi hetimor mund të ketë dyshuar se Martinaj mund të ishte për festa pranë familjarëve.

Fushë Kuqja ishte e blinduar në çdo rrugicë të saj dhe qëndroi nën presionin e policisë për rreth katër orë. Më pas Policia gjeti armë, uniforma policie, radio policie dhe predha. Këto në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe të familjarëve të tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit